Historia
e shkurtër e barnave
tradicionale të mjekësisë
kineze
Në historinë e Kinës është
përhapur gojdhëna: “Për të
zbuluar barnat mjekësore,
Shen Nongu ka shijuar 70 lloj
barërash helmuese në ditë
...”, gjë që pasqyroi rrugën
e vështirë të zbulimit të
barnave mjekësore dhe të
grumbullimit të përvojave
nga populli punëtor i kohëve
të lashta gjatë luftës me
natyrën dhe me sëmundjet,
dhe qe gjithashtu një përshkrim
i vërtetë i prejardhjes së
barnave tradicionale të mjekësis
kineze nga puna dhe prodhimi.
Gjatë periudhës së
dinastive Xia, Shang dhe Zhou
të kohëve të lashta (nga
fundi i shekullit të 22-të
deri në vitin 256 para erës
sonë), në Kinë filloi të
kishte pije alkolike me barëna
dhe lëngje barnash mjekësore.
“Libri i odeve”(Shi Jing)
i shkruar në dinanstinë Zhou
(shekulli 11-të – viti 771
para erës sonë) është
libri më i hershëm me shënime
të barnave tradicionale mjekësore
nga dokumentet kineze që
ekzistojnë tani në Kinë.
Në librin “Nei Jing”
(ose “Huang Di Nei Jing”,
Klasiku i mjekësisë së
brendshme të perandorit),
libri më i hershëm teorik i
mjekësisë tradicionale
kineze janë parashtruar
teoritë “trajtimi i
simptomave të të ftohtit me
ilaçe të natyrës së ngrohtë”,
“përcaktimi i 5 shijeve”
etj, duhe i hedhur një bazë
terorisë themelore të ilaçeve
tradicionale kineze.
Vepra e posaçme farmaceutike
më e hershme që ekziston
tani “Shen Nong Ben Cao
Jing”(“Materia medika e
Shen Nongut”) u krijua në
periudhën e dinastive Qin dhe
Han (vitet 221 – 220 para erës
sonë) nga shumë ekspertë
mjekësorë, duke përgjithësuar
të dhënat e pasura
farmaceutike qysh nga dinastia
Qin e mëparshme.
Në këtë vepër shënohen
365 lloje barënash mjekësore
që përdoren edhe sot.
Lindja e kësaj vepre
shënoi krijimin e farmaceutikës
së mjekësisë tradicionale
kineze.
Lulëzimi ekonomik i dinastisë
Tang (vitet 618 - 907) ka
nxitur zhvillimin e
farmaceutikës së mjekësis
tradicionale kineze.
Qeveria e dinastisë
Tang e parë e kreu punën
redaktuese të librit të parë
të ilaçeve në botë, “Ben
Cao i dinastisë Tang”, në
të cilin përfshihen 850
lloje ilaçesh dhe vizatimet e
tyre, duke përsosur më tej përmasat
e farmaceutikës së mjekësisë
tradicionale kineze.
Në dinanstinë Ming (vitet
1368 - 1644), farmacisti Li
Shizhen shkroi brenda 27 vjetëve
veprën e madhe farmaceutike
“Ben Cao Gang Mu” (Përmbledhja
e lëndëve mjekësore), ku përfshihen
1892 lloje barnash mjekësore,
duke u bërë përmbledhja më
e madhe në historinë e
barnave tradicionale kineze.
Pas shpalljes së RP të Kinës
në vitin 1949, janë
zhvilluar gjerësisht studimet
e barnave tradicionale kineze
në fushat botanike, kimike,
farmaceutike, të ekspertizës,
klinikës,etj., duke ofruar një
bazë shkencore për përcaktimin
e prejardhjes së ilaçeve, të
cilësisë së tyre si dhe për
shpjegimin e mekanizmit të
efektivitetit të tyre.
Në bazë të
regjistrimit të burimeve të
barnave në mbarë vendin, në
vitin 1961 u hartuan “Zhon
Yao Zhi” (“Kodet kombëtare
dhe lokale të ilaçeve
tradicionale kineze”).
“Fjalori i ilaçeve
tradicionale kineze” i
botuar dhe i vënë në
qarkullim më 1977 ka bërë që
llojet e ilaçeve tradicionale
kineze të arrijnë në 5767.
Në të njëjtën kohë
janë botuar fjalorë të
ndryshëm të ilaçeve
tradicionale kineze, vepra të
posaçme si dhe gazeta dhe
revista të ndryshme mbi këto
ilaçe, janë krijuar edhe
shumë institucione kërkimore,
arsimore dhe qendra të
prodhimit të ilaçeve
tradicionale kineze.
Burimet
e ilaçeve tradicionale kineze
Në Kinë ka territor të gjerë,
gjeomorforgjinë e ndërlikuar
dhe klimë të shumëllojshme,
duke krijuar mjedise të
ndryshme ekologjike dhe kushte
të favorshme për rritjen e
barnave mjekësore.
Tani në Kinë ka mbi 8
mijë lloje barnash
tradicionale kineze, mbi 600
lloje prej tyre përdoren më
shpesh.
Barnat tradicionale
kineze zënë vendin e parë në
botë përsa u përket llojeve
dhe sasisë.
Krahas plotësimit të
nevojave të vendit, këto ilaçe
eksportohen edhe në mbi 80
vende dhe rajone të botës,
duke gëzuar famë të madhe në
arenën ndërkombëtare.
Mbledhja
dhe përpunimi i ilaçeve
tradicionale kineze
Vjelja e barnave tradicionale
kineze është një halkë e rëndësishme
në prodhimin e përpunimin e
ilaçeve tradicionale kineze,
farmacistët e kohëve të
ndryshme i kushtojnë vëmendje
të madhe vjeljes në kohë të
përshtatshme të tyre.
Në periudhat e
ndryshme të rritjes barnat
mjekësore kanë elementë dhe
përmbajtje të ndryshme, dhe
efekti i tyre helmues e roli
negativ janë të ndryshëm,
prandaj vjelja në kohë e
barnave mjekësore ka rëndësi
të madhe për garantimin e
efektit dhe për uljen e
helmit të barnave.
Në përgjithësi
barnat mjekësore duhen
mbledhur kur rriten për
bukuri dhe në fillim të çeljes
së luleve.
Kur lulet përdoren si
barna mjekësore, duhet vjelur
në kohën e gonxheve, kur
frutet përdoren si barna mjekësorë,
duhet vjelur në kohën e
pjekjes së tyre, rrënjët
duhet vjelur në fund të
vjeshtës ose në fillim të
pranverës, lëkurat duhet
mbledhur në pranverë e
vjeshtë, kurse barnat mjekësore
nga kafshët, duhen mbledhur në
stinën e rritjes energjike të
kafshëve, barnat mjekësore
nga mineralet mund të
mblidhen kurdoherë.
Pas përpunimit barnat mjekësore çohen në farmaci ose
fabrikë.
Metodat e përpunimit
janë bërë zgjedhje, pastrim,
prerje, pjekje, avullim,
fermentim, zjerje, mbirje,
filtrim etj.
Barnat e përpunuara
duhet të thahen nën rrezet e
diellit, nën hije, në furrë
ose me gëlqer. Disa barna duhet të ruhen në temperaturë të ulët dhe pa
dritë, me ilaçe kimike etj,
për t’i ruajtur nga mykja,
avullimi, lagështira,
shkrirja, dalja e vajit dhe
nga
brejtja.
Para përdorimit barnat
mjekësore duhet të
kontrollohen, për të përcaktuar
cilësinë e tyre, për të
garantuar sigurimin dhe
efektin e tyre.
Përdorimi
i barnave tradicionale kineze
Përdorimi i barnave
tradicionale kineze ka një
histori të gjatë dhe ka
luajtur rol të madh për lulëzimin
dhe begatinë e kombit kinez.
Edhe sot ato zënë një
vend shumë të rëndësishëm
në mjekimin e sëmundjeve dhe
në forcimin e shëndetit.
Teoria dhe përvoja
praktike e barnave
tradicionale kineze pasqyrojnë
karakteristikat e kulturës
kineze.
Barnat tradicionale
kineze vijnë kryesisht nga lëndët
natyrore dhe janë të vogla
efektet e tyre negative dhe
helmuese.
Në një dozë ka shumë
elementë që mjekojnë shumë
sëmundje.
Në shumë raste barnat
tradicionale kineze përdoren
në formë të përzierjes, nëpërmjet
formimit racional të recetës,
mund të mjekohen sëmundje të
ndërlikuara, të ngrihet
efekti i mjekimit dhe të ulet
efekti helmues e negative i këtyre
barnave.
Përdorimi i barnave
tradicionale kineze bazohet në
teorinë e mjekësisë
tradicionale kineze dhe në
efektin e mjekimit në trupin
e njeriut.
Efekti i këtyre
barnave varet nga vetia e vet
barnave,
të cilat kanë veti të
të ftohtit, të nxehtit, të
vaktit, të thartit, të
hidhurit, të emblës, djegësit
dhe të kripurës, ngritja e
ulja, fundosja e pluskimi,
tropismi në meridianë, dhe të
helmimit.
Për të përdorur në
mënyrë të sigurtë dhe
efektive barnat tradicionale
kineze, duhet të përvetësohen
njohuritë bazë mbi përputhjen,
mospërputhjen, dozën, mënyrën
e përdorimit dhe kombinimin e
tyre me njera tjetrën.
Përputhja do të thotë
përdorimi në mënyrë të
zgjedhur i dy ose më shumë
lloje barnash sipas gjendjes së
sëmundjes dhe
karakteristikave të ndryshme
të barnave.
Mospërputhja do të
thotë ndalimi i kombinimit të
disa barnave, mospërdorimi i
disa barnave në rast shtatzënësie
dhe diete.
Doza do të thotë
sasia e përdorimit të
barnaveve, si sasia ditore, përqindja
e barnave të ndryshme etj..
Doza varet nga vetia, përputhja,
mosha e të sëmurit, gjendja
e tij shëndetësore, gjendja
e sëmundjes, ndryshimi i
stinave dhe nga shumë faktorë
të tjerë.
Zhvillimi
i barnave tradicionale kineze
Drejtimi i studimit dhe i
prodhimit të barnave
tradicionale kineze në të
ardhmen do të jetë kryesisht
forcimi i përgatitjes së farërave
të zgjedhura krahas trashëgimit
të përvojave tradicionale,
si përgatitja e farërave me
izotope, studimet në fushën
e inxhinjerisë biologjike etj.,
forcimi i kultivimit të disa
barnave të egra që përdoren
në sasi të madhe si
jamball(Gancao),rrënjë
uritheje(Huangqing), Chaihu
etj. dhe i mbi 20 barnave të
tjera të importuara, sidomos
forcimi i studimit të
degjenerimit të farërave,
forcimi i punës hetuese dhe i
shfrytëzimit të burimeve të
reja.
No comments:
Post a Comment