Social Icons

Monday, July 1, 2013

Këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet

“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.
Çelësi është gjithnjë tek informacioni.Specia listët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm plot 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.
Kështu ju mund të lexoni brenda nëntë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t’i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
 
ZEMRA
Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.
KolesteroliKëshilla për të ulur kolesterolin
6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.
OBEZITETISi të mposhtini mbipeshën
11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
 masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
 llojet, por me kufi.
ANEMIAÇfarë duhet të konsumojnë anemikët
18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.
REUMATIZMASi ta kurojmë reumatizmëm
26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.
32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.
SPONDILIATROZASi të evitojmë dhimbjet
34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

SINOZITI
Këshilla për sëmundjen
42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

MIGRENA
Këshilla për të evituar dhimbjen:
48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.
49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.
51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

DIABETI
Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:
53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.

PANKREASI
Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:
59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.
61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.
VESHKATSi të evitoni sëmundjet e veshkave:
62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.
64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.
MUSHKËRITËSi të ndihmoni mushkëritë:
67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.

GURËT NË TËMTH
Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:
74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

KRIZAT E BARKUT
Evitoni dhimbjet e barkut me:
79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.
81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

MËLÇIA
Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:
85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

DIETA DHE SHËNDETI
Si të mbash oreksin nën kontroll:
91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh.
92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.
93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.
HIPERTENSIONIRregulla për të mos nxitur sëmundjen:
96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

BRONKITI KRONIK
Si të mbani larg vetes sëmundjen:
101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.
TIROIDJAUshqimet që i bëjnë keq tiroides:
107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.
110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.
ALERGJIASi të evitojmë alergjitë
112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.
114- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.
115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.
116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

TURBEKULOZI
Këshilla për parandalimin e tuberkulozit
118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
123-Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.
MAJASELLIKëshilla për personat që kanë probleme në zorrë
124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë.
125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.
126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.
128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet.
129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.
130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit.
132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

KANCERI I GJIRIT
Këshilla për të shmangur kancerin në gji
134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
 mbipeshë.
136-Përpiquni të minimizoni stresin.
137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
 janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

KANCERI I PROSTATES
Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës
141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.
142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.
146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

KANCERI NË STOMAK
Si të evitoni kancerin në stomak
149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.

KANCERI I LEKURËS
Këshilla për të shmangur rrezikun
156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.
158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.
 
ASTMA
Si të luftoni astmën
161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës.
162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.
163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
shkaktojnë astmë.
Këmbët Këshilla për infeksionet në këmbë
167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë.
169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.
170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.
171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.

PAGJUMËSIA
Këshilla për të stimuluar gjumin:
172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.
177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.

ZBOKTHI
Këshilla për të luftuar zbokthin:
178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë
tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve.
179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën.
180-Përpiqu t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.
181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.
182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat.
184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.

AKNET
Për të luftuar puçrrat në fytyrë:
185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.
187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
188-Merrni vitamina A, C, E.
189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
VESHETSi të luftoni infeksionin e veshëve:
193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara.
194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur.
195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit.
196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.
AROMA E KEQEKëshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:
197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
198-Përdorni shpëlarës antibakterial.
199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.
201- Duhet të përdorni vaj mesteje.
201- Të konsumoni farat e koprës.
202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.
SYTËSi të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:
203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
204-Të mos ketë reflekse në ekran.
205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.
209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë.
210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
STRESIDisa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:
211- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
212- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
213- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
214- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
215- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres.
216-Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

LINDJET PARA KOHE
Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:
217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.
218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.
219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.
220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.
221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.
222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t’i kalojë 27 gradë.
223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.
224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.
225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.

USHQIMI ME QUMESHT
Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:
226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.
227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.
228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.
229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.
230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.
231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.
232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.
233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.
234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.

GASTRITI
Këshilla për të evituar:
235-Mos përdorni alkool.
236-Mos përdorni duhan.
237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj.
238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.

RËNIA E FLOKËVE
Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:
239-Kontrolloni stresin.
240-Mbani një dietë të shëndetshme.
241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.
242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.
243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.
244-Evitoni ushqimet e skuqura.
ULÇERAUshqimet që kurojnë sëmundjen:
245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.
247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.
248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.

Cerma /Përdhesi
Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:
250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi.
251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.
252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes.
253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak.
254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.
OSTEOPOROZAKëshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri:
255-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.
256-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.
257-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë.
258-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode.
259-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.
260- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte.
261-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.
LEMZAKëshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë:
262-Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza.
263-Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.
264- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.
265- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.
266-Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm.
267-Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.
 
VARIÇETKëshilla për personat që vuajnë nga sëmundja:
268- Përdorni xhel freskues për këmbët.
269- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond.
270- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht.
271- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell.
272- Mos hiqni nga menyja orizin.
273- Përdorni vazhdimisht grurin.
274- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion.
275- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara.
276- Mos mbani pasha të rënda.
277- Përdorni korse najloni në mbrëmje.

DHËMBËT
Si të shmangim kariesin dhe infeksionet
278-Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.
279- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij.
280- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.
281-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.
282- Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
283-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve.

KUJTESA/ALZAIMER
Dhjetë këshilla për të mbajtur në fortë kujtesës:
284-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.
285-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.
286-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.
287-Mësoni numrat e telefonit.
288-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.
289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s’keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
290-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvisë kujtesën.
291-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot.
292-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.
293-Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet gjatë gjithë kohës.

MENOPAUZA
Ushqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe:
294- Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta .
295- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.
296- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.
297- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate.
298- Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve.
299- Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave.
300- Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit.

Barnat tradicionale të mjekësisë kineze

Barnat tradicionale të mjekësisë kineze përdoren për parandalimin, për përcaktimin e diagnozës dhe kurimin e sëmundjeve, ato janë ilaçet natyrore dhe produktet e përpunuara prej tyre, duke përfshirë bimë, kafshë, minerale dhe një pjesë ilaçe kimike dhe biologjike.  Shpikja dhe përdorimi i barnave tradicionale të mjekësisë kineze kanë një histori disa mijëravjeçare, kurse shprehja “barnat tradicionale të mjekësisë kineze” është përdorur vonë, kur mjekësia e perëndimit ka hyrë në Kinë, për të dalluar këto dy mjekësi nga njera tjetra.
Historia e shkurtër e barnave tradicionale të mjekësisë kineze
    Në historinë e Kinës është përhapur gojdhëna: “Për të zbuluar barnat mjekësore, Shen Nongu ka shijuar 70 lloj barërash helmuese në ditë ...”, gjë që pasqyroi rrugën e vështirë të zbulimit të barnave mjekësore dhe të grumbullimit të përvojave nga populli punëtor i kohëve të lashta gjatë luftës me natyrën dhe me sëmundjet, dhe qe gjithashtu një përshkrim i vërtetë i prejardhjes së barnave tradicionale të mjekësis kineze nga puna dhe prodhimi.
    Gjatë periudhës së dinastive Xia, Shang dhe Zhou të kohëve të lashta (nga fundi i shekullit të 22-të deri në vitin 256 para erës sonë), në Kinë filloi të kishte pije alkolike me barëna dhe lëngje barnash mjekësore. “Libri i odeve”(Shi Jing) i shkruar në dinanstinë Zhou (shekulli 11-të – viti 771 para erës sonë) është libri më i hershëm me shënime të barnave tradicionale mjekësore nga dokumentet kineze që ekzistojnë tani në Kinë.  Në librin “Nei Jing” (ose “Huang Di Nei Jing”, Klasiku i mjekësisë së brendshme të perandorit), libri më i hershëm teorik i mjekësisë tradicionale kineze janë parashtruar teoritë “trajtimi i simptomave të të ftohtit me ilaçe të natyrës së ngrohtë”, “përcaktimi i 5 shijeve” etj, duhe i hedhur një bazë terorisë themelore të ilaçeve tradicionale kineze.
   Vepra e posaçme farmaceutike më e hershme që ekziston tani “Shen Nong Ben Cao Jing”(“Materia medika e Shen Nongut”) u krijua në periudhën e dinastive Qin dhe Han (vitet 221 – 220 para erës sonë) nga shumë ekspertë mjekësorë, duke përgjithësuar të dhënat e pasura farmaceutike qysh nga dinastia Qin e mëparshme.  Në këtë vepër shënohen 365 lloje barënash mjekësore që përdoren edhe sot.  Lindja e kësaj vepre shënoi krijimin e farmaceutikës së mjekësisë tradicionale kineze.
    Lulëzimi ekonomik i dinastisë Tang (vitet 618 - 907) ka nxitur zhvillimin e farmaceutikës së mjekësis tradicionale kineze.  Qeveria e dinastisë Tang e parë e kreu punën redaktuese të librit të parë të ilaçeve në botë, “Ben Cao i dinastisë Tang”, në të cilin përfshihen 850 lloje ilaçesh dhe vizatimet e tyre, duke përsosur më tej përmasat e farmaceutikës së mjekësisë tradicionale kineze.
    Në dinanstinë Ming (vitet 1368 - 1644), farmacisti Li Shizhen shkroi brenda 27 vjetëve veprën e madhe farmaceutike “Ben Cao Gang Mu” (Përmbledhja e lëndëve mjekësore), ku përfshihen 1892 lloje barnash mjekësore, duke u bërë përmbledhja më e madhe në historinë e barnave tradicionale kineze.
    Pas shpalljes së RP të Kinës në vitin 1949, janë zhvilluar gjerësisht studimet e barnave tradicionale kineze në fushat botanike, kimike, farmaceutike, të ekspertizës, klinikës,etj., duke ofruar një bazë shkencore për përcaktimin e prejardhjes së ilaçeve, të cilësisë së tyre si dhe për shpjegimin e mekanizmit të efektivitetit të tyre.  Në bazë të regjistrimit të burimeve të barnave në mbarë vendin, në vitin 1961 u hartuan “Zhon Yao Zhi” (“Kodet kombëtare dhe lokale të ilaçeve tradicionale kineze”).  “Fjalori i ilaçeve tradicionale kineze” i botuar dhe i vënë në qarkullim më 1977 ka bërë që llojet e ilaçeve tradicionale kineze të arrijnë në 5767.  Në të njëjtën kohë janë botuar fjalorë të ndryshëm të ilaçeve tradicionale kineze, vepra të posaçme si dhe gazeta dhe revista të ndryshme mbi këto ilaçe, janë krijuar edhe shumë institucione kërkimore, arsimore dhe qendra të prodhimit të ilaçeve tradicionale kineze.
Burimet e ilaçeve tradicionale kineze
    Në Kinë ka territor të gjerë, gjeomorforgjinë e ndërlikuar dhe klimë të shumëllojshme, duke krijuar mjedise të ndryshme ekologjike dhe kushte të favorshme për rritjen e barnave mjekësore.  Tani në Kinë ka mbi 8 mijë lloje barnash tradicionale kineze, mbi 600 lloje prej tyre përdoren më shpesh.  Barnat tradicionale kineze zënë vendin e parë në botë përsa u përket llojeve dhe sasisë.  Krahas plotësimit të nevojave të vendit, këto ilaçe eksportohen edhe në mbi 80 vende dhe rajone të botës, duke gëzuar famë të madhe në arenën ndërkombëtare.
Mbledhja dhe përpunimi i ilaçeve tradicionale kineze
    Vjelja e barnave tradicionale kineze është një halkë e rëndësishme në prodhimin e përpunimin e ilaçeve tradicionale kineze, farmacistët e kohëve të ndryshme i kushtojnë vëmendje të madhe vjeljes në kohë të përshtatshme të tyre.  Në periudhat e ndryshme të rritjes barnat mjekësore kanë elementë dhe përmbajtje të ndryshme, dhe efekti i tyre helmues e roli negativ janë të ndryshëm, prandaj vjelja në kohë e barnave mjekësore ka rëndësi të madhe për garantimin e efektit dhe për uljen e helmit të barnave.  Në përgjithësi barnat mjekësore duhen mbledhur kur rriten për bukuri dhe në fillim të çeljes së luleve.  Kur lulet përdoren si barna mjekësore, duhet vjelur në kohën e gonxheve, kur frutet përdoren si barna mjekësorë, duhet vjelur në kohën e pjekjes së tyre, rrënjët duhet vjelur në fund të vjeshtës ose në fillim të pranverës, lëkurat duhet mbledhur në pranverë e vjeshtë, kurse barnat mjekësore nga kafshët, duhen mbledhur në stinën e rritjes energjike të kafshëve, barnat mjekësore nga mineralet mund të mblidhen kurdoherë.
    Pas përpunimit barnat mjekësore çohen në farmaci ose fabrikë.  Metodat e përpunimit janë bërë zgjedhje, pastrim, prerje, pjekje, avullim, fermentim, zjerje, mbirje, filtrim etj.  Barnat e përpunuara duhet të thahen nën rrezet e diellit, nën hije, në furrë ose me gëlqer.  Disa barna duhet të ruhen në temperaturë të ulët dhe pa dritë, me ilaçe kimike etj, për t’i ruajtur nga mykja, avullimi, lagështira, shkrirja, dalja e vajit dhe nga  brejtja.  Para përdorimit barnat mjekësore duhet të kontrollohen, për të përcaktuar cilësinë e tyre, për të garantuar sigurimin dhe efektin e tyre.
Përdorimi i barnave tradicionale kineze
    Përdorimi i barnave tradicionale kineze ka një histori të gjatë dhe ka luajtur rol të madh për lulëzimin dhe begatinë e kombit kinez.  Edhe sot ato zënë një vend shumë të rëndësishëm në mjekimin e sëmundjeve dhe në forcimin e shëndetit.  Teoria dhe përvoja praktike e barnave tradicionale kineze pasqyrojnë karakteristikat e kulturës kineze.  Barnat tradicionale kineze vijnë kryesisht nga lëndët natyrore dhe janë të vogla efektet e tyre negative dhe helmuese.  Në një dozë ka shumë elementë që mjekojnë shumë sëmundje.  Në shumë raste barnat tradicionale kineze përdoren në formë të përzierjes, nëpërmjet formimit racional të recetës, mund të mjekohen sëmundje të ndërlikuara, të ngrihet efekti i mjekimit dhe të ulet efekti helmues e negative i këtyre barnave.
    Përdorimi i barnave tradicionale kineze bazohet në teorinë e mjekësisë tradicionale kineze dhe në efektin e mjekimit në trupin e njeriut.  Efekti i këtyre barnave varet nga vetia e vet barnave,  të cilat kanë veti të të ftohtit, të nxehtit, të vaktit, të thartit, të hidhurit, të emblës, djegësit dhe të kripurës, ngritja e ulja, fundosja e pluskimi, tropismi në meridianë, dhe të helmimit.  Për të përdorur në mënyrë të sigurtë dhe efektive barnat tradicionale kineze, duhet të përvetësohen njohuritë bazë mbi përputhjen, mospërputhjen, dozën, mënyrën e përdorimit dhe kombinimin e tyre me njera tjetrën.  Përputhja do të thotë përdorimi në mënyrë të zgjedhur i dy ose më shumë lloje barnash sipas gjendjes së sëmundjes dhe karakteristikave të ndryshme të barnave.  Mospërputhja do të thotë ndalimi i kombinimit të disa barnave, mospërdorimi i disa barnave në rast shtatzënësie dhe diete.  Doza do të thotë sasia e përdorimit të barnaveve, si sasia ditore, përqindja e barnave të ndryshme etj..  Doza varet nga vetia, përputhja, mosha e të sëmurit, gjendja e tij shëndetësore, gjendja e sëmundjes, ndryshimi i stinave dhe nga shumë faktorë të tjerë.
Zhvillimi i barnave tradicionale kineze
    Drejtimi i studimit dhe i prodhimit të barnave tradicionale kineze në të ardhmen do të jetë kryesisht forcimi i përgatitjes së farërave të zgjedhura krahas trashëgimit të përvojave tradicionale, si përgatitja e farërave me izotope, studimet në fushën e inxhinjerisë biologjike etj., forcimi i kultivimit të disa barnave të egra që përdoren në sasi të madhe si jamball(Gancao)rrënjë uritheje(Huangqing), Chaihu etj. dhe i mbi 20 barnave të tjera të importuara, sidomos forcimi i studimit të degjenerimit të farërave, forcimi i punës hetuese dhe i shfrytëzimit të burimeve të reja.

Ja 100 medikamentet qe luftojne dhe kurojne te gjitha semundjet

Ja 100 medikamentet qe luftojne dhe kurojne te gjitha semundjetPër çdo shqetësim që ndjejmë në organizmin tonë, i drejtohemi menjëherë mjekut. E prej andej dalim me një sërë këshillash mjekësore, e me një recetë ilaçesh në dorë. I drejtohemi menjëherë farmacisë më të afërt për të filluar kurën. Por sa i njohim medikamentet që përdorim, s’i duhet t’i përdorim ato në mënyrë që të japin sa më shpejt rezultatin e dëshiruar. Për këtë “Tirana Observer” sjell një speciale për të hyrë në atë që ë quajmë “botë të mjekëve” pasi shumë emërtime të tyre nuk i kuptojmë. Por ilaçet janë substanca që ndërveprojnë me trupin e njeriut në mënyra të ndryshme; dieta dhe stili i jetesës mund të influencojnë shumë mbi efikasitetin e një ilaçi. Disa ushqime, pijet, alkooli, kafeina dhe cigaret mund të veprojnë më substancat që gjenden në lacë. Kjo mund të provokojë efekte të dëmshme anësore.

Kur ne marrim ilaçe duhet të ndjekim me vëmendjen më të madhe këshillën e mjekut apo farmacistit për të marrë nga ilaçi efikasitetin më të madh me rrezikun më të vogël. Efekti i një ilaçi pas ndërveprimit me ushqimin, alkoolin, kafeinën mund të jetë domethënës dhe është në vartësi të dozës, moshës, peshës, seksit dhe gjendjes shëndetësore. Kjo speciale përmban të gjitha ndërveprimet e mundësomë ndërmjet ilaçeve dhe ushqimit, alkoolit, kafeinës, etj; por që gjithsesi nuk mund të zëvendësojë këshillën e mjekut apo farmacistit tuaj. Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e sotëm përmbledh një paketë më plot 100 medikamente për sëmundje të ndryshme, që nëse çdokush do t’i zbatojë në mënyrën e duhur do të luftojë shqetësimet në mënyrë të efektshme.

Kështu, në numrin e së shtunës ju do të keni mundësi të lexoni gjithçka për ilaçet e njohura prej vitesh, por dhe ato të sapozbuluara nga shkenca moderne. Si të kuroni sëmundjet me medikamentet më cilësore, si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Cilat janë ilaçet që mund të përdoren pa recetën e mjekut. Këshillat më të fundit që japin mjekët për të përdorur në mënyrën e duhur ilaçet e zemrës, tensionit, osteoporozës, reumatizmës. Si të përvetësoni ato pa efektet anësorë që mund të shkaktojnë. Antihistamikët largojnë alergjinë, paracatamoli largon temperaturën, penicilina lufton bakteret, qetësuesit dhe antibiotiket. Këto dhe të tjera, për të hyrë në botën e ilaçeve. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh, me një paketë plot 100 medikamente që përdoren në shekullin XXI. Do të gjeni udhëzimet më të dobishme për të përdorim e tyre.

Ilaçet dhe ndërveprimi me ushqimin

Ilaçet kanë substanca që ndërveprojnë me trupin e njeriut në mënyra të ndryshme; dieta dhe stili i jetesës mund të influencojnë shumë mbi efikasitetin e një ilaçi. Disa ushqime, pijet, alkooli, kafeina dhe cigaret mund të veprojnë me substancat që gjenden në ilaçe. Kjo mund të provokojë efekte si të rrezikshme, ashtu dhe të dëmshme. Kur në marrim ilaçe për këtë arsye duhet të ndjekim me vëmendjen më të madhe këshillën e mjekut apo farmacistit për të marrë nga ilaçi efikasitetin më të madh me rrezikun më të vogël. Efekti i një ilaçi pas ndërveprimit me ushqimin, alkoolin, kafeinën mund të jetë domethënës dhe është në vartësi të dozës, moshës, peshës, seksit dhe gjendjes shëndetësorë. Studimi për të cilin do flasim, përmban të gjitha ndërveprimet e mundshme ndërmjet ilaçeve dhe ushqimit, alkoolit, kafeinës, etj; por që gjithsesi nuk duhet të zëvendësojë këshillën e mjekut apo farmacistit tuaj. Është e rëndësishme të kujtojmë që shumë ilaçe mund të ndërveprojnë me ilaçe të tjera dhe mund të provokojnë edhe problemë serioze.

1. Alergjitë

Anti-histaminikët përdoren për të lehtësuar simptomat e rrufës, teshtiturit dhe fenomeneve të tjera alergjike. Veprimi i tyre është të limitojë apo bllokojë lirimin e histaminës që lëshohet nga organizmi si përgjigje e ekspozimit ndaj substancave që provokojnë reaksione alergjike. Këto ilaçe mund të provokojnë përgjumësi me intensitet të ndryshëm.

Antihistamikët

1. Klorfenamina maleato
2. Difenidramina kloridrato
3. Loratadina
4. Cetirizina kloridrat
5. Astemizolo

Ndërveprimi me ushqimin: Është mirë që antihistaminikët të merren me stomak bosh për të rritur efikasitetin e tyre.
Ndërveprimi me alkoolin: Disa antihistaminikë mund të rrisin përgjumjen. Kujdes në përdorimin e tyre kur të ngisni makinën, etj.

Analgjezikët/Antipiretikët Janë ilaçe që trajtojnë dhimbjen, temperaturën dhe inflamacionin.

6. Paracetamoli

Ndërveprimi me ushqimin: Për një lehtësim të shpejtë të dhimbjës apo temperaturës, ilaçi merret me stomak bosh sepse prania e ushqimit ngadalëson thithjen e paracetamolit. Ndërveprimi me alkoolin: Evito apo limito përdorimin e alkoolit pasi, mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë apo atë të hemorragjisë në stomak.

Anti-Inflamatoret jo-steroidë Reduktojnë temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin.

7. ACID ACETIL SALICILIK – ASPIRINA
8. IBUPROFENI
9. NAPROKSENI
10. KETOPROFENI
11. NEBUMETONE

Ndërveprimi me ushqimin: Këto ilaçe mund të irritojnë stomakun, është e preferueshme të merren me ushqim ose me qumësht.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito apo limito përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut. Aspirina e veshur me cipë (e quajtur edhe tamponuar) është e preferuar ndaj asaj normales (pa cipë) për një rrezik më të vogël në provokimin e hemorragjisë në stomak.

Kortikosteroidët

Reduktojnë ënjtjen dhe kruajtjen, dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me alergjinë, reumatizmin.

12. METILPREDNISOLON
13. PREDNISON
14. PREDNISON ACETAT
Ndërveprimi me ushqimin: Përdorën me ushqim ose me qumësht për të parandaluar dëmet në stomak.

Analgjezikët narkotik

Shitën vetëm me recetë të mjekut. Veprojnë mirë në format e dhimbjes akute. Kodeina mund të përdoret për të qetësuar refleksin e kollës. Merret me kujdes dhe vetëm sipas këshillës së mjekut sepse mund të japin vartësi dhe efekte dytësore seriozë në qoftë se merren në mënyrë të gabuar.

KODEINA, KODEINA ME PARACETAMOL

MORFINE SULFAT

Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit pasi rrit efektin sedativ të këtyre ilaçeve. Kujdes edhe në përdorim për shoferet e mjeteve.

Astma

BRONKODILATANTET
Përdoren në trajtimin e simptomave të astmës bronkiale, bronkitit kronik dhe enfizemës. Këto ilaçe veprojnë duke favorizuar fluksin e ajrit në mushkëri duke përmirësuar kështu respiracionin.

15. TEOFILLINA
16. SALBUTAMOLI
17. EPINEFRINA – ADRENALINA

Ndërveprimi me ushqimin: Efekti i ushqimit tek ilaçet me bazë teofillinën mund të jetë i ndryshëm. Kështu vaktet shumë të yndyrshme mund të rrisin përqendrimin e teofillinës në trup, ndërsa vaktet me shumë karbohidrate mund ta ulin përqendrimin.
Ndërveprimi me alkoolin: Duhen evituar pijet që përmbajnë kafeinë (çokollata, kola, çaji, kafeja) pasi bronkodilatantët gojorë dhe kafeina, stimulojnë sistemin nervor. Duhet evituar alkooli nëse merren ilaçe me bazë teofillinën pasi, mund të japin të vjella, dhimbje koke, irritacion.

Problemet kardiovaskulare

Mjekimet për problemet kardiovaskulare janë të shumta, ato ndërhyjnë në kontrollin e presionit të gjakut, anginës, ritmit kardiak, kolesterolit të lartë. Këto ilaçe mund të kombinohen mes tyre për një efekt më optimal. P.sh: B-bllokuesit mund të trajtojnë hipertensionin, anginën apo dhe aritminë. Disa nga klasat e ilaçeve kardiovaskulare janë:

DIURETIKËT

Diuretikët ndihmojnë në eliminimin e ujit, natriumit dhe kripërave të tjera nga trupi.

18. Furosemidi
19. Triamterenë dhe hidroklortiazidi
20. Hidroklortiazidi
21. Bumetamide
22. Metolazone

Ndërveprimi me ushqimin: Diuretikët kanë ndërveprime të ndeshmë me ushqimin. Disa prej tyre provokojnë eliminimin e kaliumit, kalciumit, magnezit. Triamtereni nga ana tjetër, nuk eliminon fare kaliumin, duke provokuar hiperkalemi. Teprica e kaliumit në gjak mund të japë ritëm jo të rregullt dhe përpëlitje të zëmrës. Kur merret triamterenë, duhet të evitohet ngrënia e ushqimeve të pasura me kalium si banane, portokall, zarzavate, etj.

B-BLLOKUESIT:

B- Bllokuesit zvogëlojnë impulset e nervave tek zemra dhe enët e gjakut. Kjo ul portatën apo sasinë e gjakut dhe punën e zemrës.

23. Atenolol
24. Metoprolol tartrat
25. Propanolol kloridrat
26. Nadolol
Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin me propanolol kloridrat. Kombinimi i tyre ul presionin e gjakut.

NITRATET

Nitratet relaksojnë enët e gjakut dhe ulin kërkesën për oksigjen të zemrës.

27. Isosorbit nitrati
28. Nitroglicerina

Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin sepse mund të fuqizojë efektin vazodilatant të nitrateve dhe mund të ulë presionin e gjakut rrezikshëm.

ENZIMA QE KONVERTON ANGJOTENSINËN

Ndërveprimi me ushqimin: Ushqimi mund të ulë përthithjen e Captoprilit, enalaprilit, etj. Bllokuesit e ACE-s merren një orë para apo dy orë prapa ushqimit, ato mund të rrisin përqendrimin e kaliumit (K) në trup. Kjo rritje e kaliumit mund të jetë e dëmshme, për këtë duhen evituar dieta që përmban kalium si bananet, përhimët dhe portokallët.

HMG-COA BLLOKUESIT E REDUKTAZËS

Këto ilaçe janë të njohura ndryshe dhe me emrin statina. Përdorën për uljen e kolesterolit, ulin përqindjen e prodhimit të LDL (kolesterolit të keq). Disa prej tyre ulin dhe trigliceridet (yndyrnat) në gjak.

29. Atorvastatina krip kalciumi
30. Fluvastatina krip natriumi
31. Pravastatina krip natriumi
32. Simvastatina
33. Rosuvastatina
Ndërveprimi me alkoolin: Evito pirjen e sasive të mëdha të alkoolit që të mos rritësh rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.Ndërveprimi me ushqimin: Statinat duhet të merren me vaktin në darkë për të rritur përthithjen.

ANTIKOAGULANTËT

Antikoagulantët ndihmojnë në parandalimin e koagulave të gjakut (mpiksjes)
34. Warfarin kripë natriumi.
Ndërveprimi me ushqimin: Vitamina K prodhon substanca që ndërveprojnë me koagulimin e gjakut, dukë ulur efikasitetin e këtyre ilaçeve. Për këtë arsye duhen evituar ushqimit e pasura me vitaminë k (brokoli, spinaqi, lulelakër, etj). Doza të larta të vitaminës E (400 IU ose më shumë) mund të rrisin kohën e koagulimit dhe rrezikun e gjakderdhjes. Konsultoni mjekun në rast se duhet të merrni vitamina E.

ANTIBIOTIKËT DHE ANTIMYKOTIKËT.

Disa këshilla të përgjithshme:

- Tregoni doktorit tuaj në qoftë se keni pasur raste të skuqjeve të lëkurës nga antibiotiku. Një skuqje e lëkurës mund të jetë simptomë e një reaksioni alergjik, të cilët mund të jenë edhe tepër serioz.

- Tregoni doktorit tuaj nëse vuani nga diarreja.

- Tregoni nëse jeni duke përdorur kontraceptivë oralë, pasi disa produkte antibiotike mund të zvogëlojnë efikasitetin e tyre.

- Kura antibiotike duhet përfunduar edhe pse mund të ndiheni më mirë.

- Përdorni antibiotikun me shumë ujë.

ANTIBAKTERET

35. PENICILLINA
36. Amoxicillina trihidrat
37. Ampicillina trihidrat

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para ose dy orë prapa vakteve. Nëse keni probleme me stomakun merren me ushqimin.

KINOLONET

38. CIPROFLOXACINA CLORIDRAT
39. LEVOFLOXACINA
40. OFLOXACINA

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa vakteve. Nëse keni problemë me stomakun merren me ushqimin. Duhet të evitohen produktet që përmbajnë kalcium si qumështi, kosi, vitaminat apo mineralët që përmbajnë hekur (Fe), si dhe antiacidet pasi zvogëlojnë ndjeshëm përqendrimin e ilaçit në gjak.
Ndërveprimi me kafeinën: Duke marrë këto ilaçe me kafeinë apo me produkte që e përmbajnë kafeinën (kafe, kola, çaj, apo çokollata) mund të rritet niveli i kafeinës në gjak.

CEFALOSPORINAT

41. CEFACLOR MONOHIDRAT
42. CEDROXIL MONOHIDRAT
43. CEFIXIME
44. CEFPROZIL MONOHIDRAT
45. CEFALEXIMA KRIPË LIZINE

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa ushqimit. Merren me ushqimin në rastet e problemeve me stomakun.

MACROLIDET

46. AZITROMICINA BIHIDRAT
47. CLARITROMICINA
48. ERITROMICINA
Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa vakteve. Merren me ushqimin në rastet e problemeve me stomakun.

SULFONAMIDET

49. SULFAMETOXAZOL DHE TRIMETOPRIM
50. COTRIMAZOL

Ndërveprimi me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa ushqimit. Merren me ushqimin në rastet e problemeve të stomakut.

TETRACIKLINAT

51. TETRACIKLINA KLORIDRAT
52. DOXICICLINA KLORIDRAT
53. MINOCICLINA DICLORIDRAT.

Ndërveprimi me ushqimin: Ilaçet merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa ushqimit. Ato merren me ushqimin në rast problemesh me stomakun. Është e rëndësishme të merren tetraciklinat bashkë me lakticinet, antiacidet apo integratorët që përmbajnë hekur (Fe), pasi këto të fundit mund të ndërhyjnë në efikasitetin e mjekimit.

NITROIMIDAZOLI

54. METRONIDAZOLI

Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin, apo ushqime ose pije që përmbajnë alkool si gjatë kurës, ashtu dhe tre ditë prapa. Alkooli në këtë rast mund të provokojë dhimbje abdominale, të vjella, dhimbje koke.

ANTIFUNGINET

55. FLUCONAZOL
56. GRISEOFULVINA
57. KETOCONAZOL
58. ITRACONAZOL

Ndërveprimi me ushqimin: Është e rëndësishme të evitohet përdorimi i këtyre ilaçeve bashkë me qumështin, djathin, kosin, akulloren, etj; apo antiacidet.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit gjatë kurës me ketokonazol (Nizoral) edhe për të paktën tre ditë pas kurës. Alkooli mund të provokojë dhimbje abdominale, të vjella dhe dhimbje koke.

SHQETËSIMET E HUMORIT

DEPRESIONI, ANKTHI.

Depresioni, paniku dhe ankthi janë disa nga shembujt e shqetësimeve të humorit. Në përdorimin e ilaçeve për trajtimin e shqetësimit të humorit është e rëndësishme ndjekja e këshillave precize të doktorit. Duhet të merret gjithmonë doza e duhur edhe pse pacienti ndihët mirë, asnjëherë nuk duhet të ndërpritet kura me iniciativë personalë, pa u këshilluar më parë me doktorin. Në disa raste duhet të pritet edhe disa javë për të parë përmirësimet e simptomave.

BLLOKUESIT E MONOAMINO OKSIDASES (MAO)

59. TRANILCIPROMINA DHE TRIFLUOPERAZINA

Ndërveprimi me ushqimin: Inhibitorët e MAO-s kanë shumë limite dietetike, dhe personat që janë në trajtim me këto ilaçe kanë nevojë të ndjekin me shumë kujdes orientimin e dietës dhe këshillat e mjekut. Mund të ketë një rritje shumë të shpejtë dhe potencialisht fatale të presionit të gjakut, në qoftë se merren ushqime apo pije që përmbajnë Tiraminë (derivat i Tirozinës=aminoacid), ndërsa jeni në kurë me inhibitorë të MAO-s.

ILAÇET KUNDER ANKTHIT

60. LORAZEPAM
61. DIAZEPAM
62. ALPRAZOLAM

Ndërveprimi me alkoolin: Edhe pse alkooli nuk ndërvepron shumë me këto ilaçe, ai gjithsesi mund të alternojë përqendrimin dhe reflekset. Personat me depresion nuk duhet të pinë alkool.
Ndërveprimi me ushqimin: Këto ilaçe mund të merren si para, ashtu edhe prapa ushqimit.

ANTIACIDET

Reflukset e lëngut gastrik, djegia e stomakut, problemet e digestionit dhe gazrat janë tepër të njohura. Trajtimi me ilaçe parandalon dhimbjen dhe shkaktarët që rrisin hiperaciditetin e stomakut. Mënyra e jetesës dhe dieta mund të kenë një rol të rëndësishëm, në shfaqjen e simptomave, por edhe në zhdukjen e tyre. Për shembull, pirja e duhanit dhe konsumi i pijeve me bazë kafeinë mund të përkeqësojnë simptomat.

63. CIMETIDINA KLORIDRAT
64. FAMOTIDINA
65. RANITIDINA KLORIDRAT
66. NIZATIDINA

Ndërveprimi me ushqimin: Mund të merren si pranë, ashtu dhe larg vakteve të ushqimit.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit me këto ilaçe, ai mund të irritojë stomakun.
Ndërveprimi me kafeinën: Produktet me kafeinë (kola, kafeja, çokollata, çaji) mund të irritojnë stomakun.

67. KORTISTEROIDET

Janë përdorur qysh në vitet 1950. Efekti i fillimit i zhgënjeu doktorët se më në fund u gjet dhe një kurë për artritin reumatik. Megjithatë ky mendim u braktis shpejt. Nëse koto ilaçe merren në doza të larta ose për një kohë të gjatë ato mund të shkaktojnë disa efekte anësore ku përfshihet: shtim i peshës trupore, osteoporozë, katarakt, hipertension, rritje të nivelit të sheqerit në gjak, ulet aftësia për të luftuar infeksionet dhe mbyllur plagët. Gjatë viteve të përdorimit të kortisteriodeve në kemi mësuar se si t’i përdorim ato në mënyrë që të kemi sa më shumë përfitime nga ato, dhe sa më pak efekte anësore. Për të arritur këtë qëllim këto ilaçe përdorën më doza të vogla. Funksionimi i kortisteriodeve është i tillë: ato ndalojnë prodhimin e qelizave destruktive inflamatore tek kyçet dhe ndalojnë të tjerat që t’i afrohen kyçeve. Por gjithashtu ato ulin prodhimin e kolagjenit që është blloku qendror i shumë indeve të organizmit, si dhe të kartilaxhës (element ndërtues i kyçeve), si dhe ulin thithjen e kalciumit nga organizmi gjë që mund rrisë shpejtësinë e shkatërrimit të kyçeve prej artritit rëumatik. Sa më e lartë të jetë doza e kortisteriodeve e përdorur aq më shumë ulet inflamacioni tek kyçet, por aq më shumë rritet mundësia që ilaçi do shkaktojë efekte anësore. Prandaj doza e këtyre ilaçeve ulet me kalimin e kohës për të shmangur efektet anësore që vijnë nga përdorimi i gjatë i ilaçit si Osteoporoza (hollimi i kockave) dhe katarakti i syve.

68. Guarana

Këto tableta përmbajnë pluhur i guaranës (500 mg-një tabletë), vaj të karafilit të natës, magnez, siliciumdioksid. Për përdorim rekomandohet të merren dy tableta para mëngjesit me pak lëngje, por edhe dy-tri tableta brenda ditës. Rekomandohet për shtimin e nevojës për punë intelektualë, në mundimet fizike, te personat e sëmurë jo dinamikë dhe të molisur. Për njerëzit afaristë, menaxherët, studentët, si afrodiziak natyror dhe për shtimin e energjisë, motivim dhe qëndrueshmëri.

ILAÇE QË MUND TË PËRDOREN PA REKOMANDIMIN E MJEKUT

69. Një ilaç antipiretik

Si ilaç antipiretik (në rast temperature), më i përdoruri është paracetamoli. Është mirë të mbajmë në shtëpi, si një flakon shurup apo pikash, ashtu edhe një kuti me supozitorë: kjo sepse në rast fëmija ka diarre në të njëjtën kohë, është e preferueshme që ilaçi të merret nga goja, kurse në rast të përzierash ose të vjellash është mirë që ilaçi të merret në rrugë retale apo me supozitore.

70. Një qetësues kolle

Mund t’i jepet në rast se kolla është e thatë, e bezdisshme dhe jep shqetësim në gjumin e foshnjës. Duhet theksuar që kolla gjithsesi është e dobishme për organizmin, i cili me anë të saj eliminon sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes. Në rast se kolla është e tipit aziatik qetësuesi i saj është i kundërindikuar.

71. Flakon me pika për rrufën

Mund të mbajmë solucion fiziologjik për të bërë lavazhe të hundës, që është e indikuar sidomos në foshnjat që akoma nuk dinë të fryjnë hundën. Për fëmijët pak më të mëdhenj mund të përdoren edhe pikat vazokostritore, për një periudhë jo më shumë se 4-5 ditë dhe të përdoren vetëm në fazë akute sepse "lirojnë" hundën dhe, nëse i jepen fëmijës para gjumit e favorizojnë atë pozitivisht.

72. Një ilaç kundër të vjellave

E vjella është një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme. Zakonisht e vjella kalon në mënyrë spontane por, nëse nuk kalon dhënia e një doze Domperidone (ilaçi me më pak efekte anësore) mund të jetë në ndihmë.

73. Hydroxichloroquinën

Si në shumë raste të tjera të provuara në mjekësi, një ilaç që ka efekte të mira mbi një sëmundje mund të këtë efekt edhe mbi sëmundje të tjera. Po kështu edhe me Hydroxichloroquinën, që në fillim është prodhuar si ilaç anti-malarie. Në vitet 1950-1960 studimet e rasteve klinike treguan se ky ilaç ishte efektiv gjithashtu edhe në trajtimin e artritit reumatik. Hydroxichloroquina është më pak toksike dhe shkakton më pak efekte anësore së ilaçet e tjera IASM. Por i duhet 3-6 muaj trajtim që të fillojë të ketë efekt mbi sëmundjen dhe që të arrijë maksimumin e vlerës terapeutike që ka i duhen plot 12 muaj. Gjithashtu organizmi e ka të vështirë ta eliminojë këtë ilaç edhe pasi është pushuar trajtimi me të. Ilaçi mbetet në organizëm edhe për 5 vjet që nga dita kur u pi tableta e fundit e ilaçit. Në raste të rralla Hydroxichloroquina mund të shkaktojë dëmtimin e Makulës, që është zona e syrit që rregullon figurën.

74. Antibiotikët

Veprojnë vetëm në rast të një sëmundje me origjinë bakterike. Në pediatri shumica e sëmundjeve është me origjinë virale, ku edhe viruset mund të japin temperaturë të lartë, prandaj prindi duhet të rezistojë nga tundimit për t’i dhënë fëmijës antibiotik kur ai ka temperaturë duke menduar se po e shëron.

75. KORTIKOSTEROIDET ME ANË TË AEROSOLIT

Ka një tendencë tek prindërit në përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë sëmundjeve banale të rrufës duke menduar që dhënia me anë të aerosolit është më e dobishme dhe më e padëmshme. Nuk është kështu: dobia e kësaj mënyre është demonstruar vetëm në disa kushte patologjikë, dhe efektet anësore, të lidhura më shumë tek dozat e tepërta që fëmija mund të marrë, dhe jo vetëm, mund të jenë jo pak të rëndësishme.

76. ANTIINFLAMATORET

Nuk shërojnë nga sëmundjet as parandalojnë përkeqësimin e gjendjes së fëmijës në rast rrufe, dhimbje fyti, kolle, etj. Në veçanti nuk duhet përdorur asnjëherë aspirina tek fëmijët, përveç atyre rasteve që përshkruhet nga pediatri: mund të shkaktojë kompilikacione tek mëlçia apo edhe truri.

77. PIKA PËR VESH

Për dhimbjen e veshit më mirë të përdoret paracetamoli i cili ka edhe veti kundër dhimbjës. Kjo pasi në rast të shpimit të timpanit (që ndodh shpesh në rastet e otiteve akute) pikat në vësh mund të jenë të dëmshme.

78. ACIDI FOLIK

Acidi Folik që ul nivelet në gjak të homocisteinës, a është i aftë të reduktojë rrezikun kardiovaskular? Disa kërkues shkencorë anglezë kanë bërë një studim, duke mbështetur idenë që ulja e nivelit plazmatik të homocisteinës, sjell reduktimin e rrezikut kardiovaskular në 10–20 %. Acidi Folik është një vitaminë e grupit B që merret me anë të dietës së përditshme, dhe gjendet në natyrë tek bimët me gjithë jeshile. Homocisteina rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskularë, duke dëmtuar veshjen e brendshme të arterieve.

79. KAFEINA

Kafeina (ose 1,3,7, trimetilxantina, është quajtur ndryshe edhe Teina), është një alkaloid natyral që e gjejmë në bimën e kafesë, kakaos, çajit, kolas, guaranas dhe matés, si dhe në pijet që prodhohen nga këto bimë. Nga ana kimike është një xantinë dhe si e tillë ka veprim stimulues në sistemin nervor qendror (eliminon përgjumësinë dhe aktivizon sensin e kujdesit dhe të përqendrimit). Kafeina ka një efekt të lehtë diuretik dhe një efekt modest enëzgjerues. Ajo ka një efekt irritues për mukozat e stomakut. Efektet negativë nga mbidozimi janë: eksitimi, pagjumësia, dridhjet e duarve, të përzierat, të vjella, rritja e diurëzes, e ritmit të zemrës (takikardia) dhe ekstrasistola. Popullariteti i pijeve që përmbajnë kafeinë (mbi të gjitha kafeja dhe çaji) e rendisin këtë substancë psikoaktive më të përhapurën në botë.

80. SULFONILURET

Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mekin nga goja. Emra të njohur që kanë në përbërje këtë ilaç janë minodiab dhe diabinese. Këtu futet dhe Daunil (i njohur në Shqipëri). Këto lloj llacësh stimulojnë pankreasin duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës (pra sasi dhe jo cilësi). Kjo e zgjidh problemin përkohësisht duke ulur nivelin e glukozës në gjak, por krijon një problem afatgjatë sepse stimulon rritjen në peshë. Pra ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetike e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja.

81. BIGUANIDET

Ilaçet me këtë përbërje janë zhvilluar në vitin 1994. Ato veprojnë nga një drejtim i ndryshëm në krahasim me sulfoniluret. Në vend që të rrisin nivelin e insulinës ato ngadalësojnë sasinë e glukozës që prodhohet nga mëlçia dhe zorrët e vogla ku tretet ushqimi. Këto ilaçe janë më të përparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojnë rritje peshë ose ndonjë sëmundje zemre. Por këto ilaçe megjithëse janë më të përparuara kanë disa efekte anësore. Shkaktojnë problemë stomaku, diarre, ndjenjën e ngopjes abdominale, etj. Njerëzit që vuajnë me zemër, mëlçi ose veshka këshillohen të mos e marrin këtë ilaç. Ilaçi tipik që përmban biganide quhet metformin.

82. ALFA GLUKOZË NDALUES

Disa nga këto lacë si për shëmbull Acarbose, ngadalësojnë shpërbërjen e sheqernave në zorrët e vogla duke ndërhyrë në enzimën me të njëjtin emër, enzimën alfa glukozë. Kjo enzimë bën shpërbërjen e sheqernave që ndodhen në ushqimet që hamë. Duke ndaluar këtë enzimë nga funksionimi nuk bëjmë gjë tjetër veçse parandalojmë rritjen e sheqerit në gjak. Efekte anësore: gazra dhe dhimbje të abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i këshillohet veçanërisht të sëmurëve me ulcera ose kolitis, gjithashtu shkakton punë të tepruar të mëlçisë që mund të shkojë në dëmtim të saj.

83. THISCOLIDINIDION

Ilaçi më i ri i dalë në treg. Emri në kutinë e ilaçit: rezulin.

Ky është ilaçi i parë që ndihmon trupin që ta përdorë më mirë insulinën duke stimuluar disa pjesë thithëse të indeve të ashtuquajturat “vendkalimi” nëpërmjet të cilave glukoza hyn në qelizë nga gjaku. Nga studimet e bëra në pacientët që përdorin këtë ilaç dhe ilaçin e parë (sulfoniluret) rezultoi se megjithëse kishte ulje të glukozës përsëri kishte rritje në peshën trupore. Ky ilaç ka efekte anësore kryesisht në mëlçi, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje, infeksion dhe dhimbje koke.

84. INSULINA

Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin Tipi 1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Ndërsa në diabetin Tipi 2 insulina përdoret si mundësia e fundit e mbetur. Në fakt rreth 29 % e diabetikëv të Tipit 2 mjekohen me injeksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti Tipi 2 me anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet patjetër injeksion insuline edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës (perizës) dhe aktivitetit fizik, tashmë nuk gjejnë dot forca në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ja lënë çdo gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt, brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën, bile në një farë shkallë detyron edhe qelizat e yndyrës që të thithin glukozë. Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës. Me tepricë dhe niveli i glukozës ulet shumë duke shkaktar hipoglicemi. Shumë pak nuk ja del që të detyrojë qelizat të thithin glukozë. Pra është shumë delikat mënyra se si merret insulina. E cila ka dhe efekte anësore që janë hipoglicemi, shtim në peshë trupore dhe sëmundje gjaku.

88. MIOTENS

Tiocolchicoside. Ampulë 4 mg/2ml. Ampula përmban 2 ml solucion: Përbërës aktiv: Tiocolchicoside 4mg. Një kuti përmban 6 ampula për përdorim intramuskular. Miorelaksant me veprim qendror. Tiocolchicoside sipas disa studimeve ushtron një aktivitet selektiv agonist mbi receptorët GABA-ergjike dhe glicinergjike. Kjo shpjegon efektin e Miotens si në kontrakturat e tipit reflektiv, reumatizmale e traumatike, ashtu edhe në ato spastike me origjinë centrale. Miotens nuk ndryshon as lëvizshmërinë e vullnetshme, as aktivitetin e muskujve respiratorë. Nuk ndikon në sistemin kardiovaskular. Në të gjitha patologjitë ku janë të pranishme kontraktura të grupmuskujve dhe hipertoni muskulore si
tërheqje muskulore, tortikolis, sindroma të dhimbshme post-traumatike ose post-operatore. Sindroma të dhimbshme të kolonës vertebrore dhe të artikulacioneve, artralgji, cervikobrakialgji, lumbalgji dhe lumboiskialgji, dhimbje radikulare. Gjendjet spastike të hemiparezave me origjinë vaskulare, traumatike, neoplazike, Morbus Parkison dhe parkisonizmi medikamentoz.

89. AZATRIL

Azithromycin. Përmbajtja e saj është 8 kapsula, Azitromicinë dihidratë, ekuivalent me 250 miligramë azitromicinë, niseshte gruri E 122 dhe substanca të tjera ndihmëse. Mënyra e përdorimit bëhet me rekomandim të mjekut.

90. AMOKSIKLAV

Amcilinum/Acidum Clavulanicum. Tableta të veshura me film 625 mg, në blister me 10 tableta. Përbërësit veprues janë Trihidrati i amoksicilinës dhe klavulanat kaliumi. Për çfarë përdoret:

Çdo tabletë 625 mg përmban 500 mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe 125 mg acid klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit. Amoksiklav 2x është një antibiotik i grupit të penicilinave (beta-laktamik). Ai është një antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid (vrasës) kundrejt baktereve të ndryshme, shkaktare të infeksioneve. Amoksiklav përdoret për trajtimin e infeksioneve të mëposhtme: Infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes; infeksione akute dhe kronike të kaviteteve paranazale (sinusit), infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes (bronkit, pneumoni), infeksione të traktit urinar; infeksione të përziera të shkaktuara nga baktere gram negative, gram pozitive ose mikroorganizma anaerobë, infeksione të gojës dhe dhëmbëve (infeksione odontogenike).

91. Analgjezikët

Analgjezikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta të ngjashme me atë të dhimbjës së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera IAJS. Analgjezikët japin efekt shpejt, zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen, përbërësi aktiv që ndodhet në analgjezikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, execedrin dhe Tylenol. Acetaminophen nuk e irriton stomakun si llacët IAJS, por duhet të kihet kujdes që të mos merret me ilaçe që merren për hollimin e gjakut. Gjithashtu nuk duhet të pihen pije alkoolikë shpesh, pasi kjo shkakton që ilaçi të dëmtojë mëlçinë kur pihet alkool rregullisht.

92. Ilaçet e quajtura COX-2

Nëse ju keni probleme me stomakun, ju mund të përdorni ilaçet COX-2. Këto ilaçe ulin dhimbjet dhe kanë më pak efekte anësore se aspirina dhe ilaçet IASM. Ky ilaç ndikon në enzimën që prodhon trupi që është përgjegjës për dhimbjen dhe inflamacionin. Ilaçi i tillë që është aprovuar nga ministria amerikane e shëndetësisë quhet Celecobix dhe në dyqan e gjeni me emrin celebrex, përdoret 200-400 mg në ditë. Pra ky ilaç ka përparësinë se nuk dëmton mukozën e stomakut, siç bëjnë ilaçet e tjera që merren kundër dhimbjës (IAJS).

93. SULFASALAZINË

Ky ilaç është prodhuar për të mjekuar kolitin dhe "sëmundja e kron-it". Më shpesh përdoret për trajtimin e formave të lehta të artritit reumatik. Dhe me sa duket vepron si methotrexate, pra duke shtypur disa pjesë të sistemit imunitar. Sulfasalazine kombinon salicilate (salicylates) dhe sulfa, nuk u rekomandohet atyre me alergji ndaj përbërësve të sulfa-s. Gjithashtu mjekimi ka efekte anësore si shqetësime gastrointestinale, të vjella, dhimbje koke, plasaritje lëkure. Në raste shumë të rralla mund të ndikojë në numrin e qelizave të bardha të gjakut. Mund të ndikojë në efektshmërinë e spermës, gjë që normalizohet me ndërprerjen e ilaçit.

94. AZATHIOPRINE

Hyn tek ilaçet që shtypin sistemin imunitar (immunosuppressive). Në fillimet e veta është përdorur për të parandaluar mospranim që i bën organizmi organeve të transplantuara. Më pas Azothioprine u përdor në njerëzit me artrit reumatik tek të cilët ilaçet e tjera më popullore nuk kanë pasur asnjë rezultat. Ashtu si ilaçet e tjera IASM, edhe ky ilaç është i vonuar në dhënien e efekteve të tij. Mund t’i duhen deri në 3 muaj që të fillojë të japë efektet e para dhe deri në 6 muaj që të japë efektin maksimal. Ka disa efekte anësore, si: marramendje, të dukët sikur do vjellësh. Meqë sulmon sistemin imunitar zvogëlon aftësinë e organizmit për t’u mbrojtur nga infeksionet e jashtme, si: gripi, ftohje, etj. Para se të merrni këtë ilaç merrni parasysh avantazhet dhe disavantazhet që sjell përdorimi i ilaçit.

95. CYCLOSPORINE

Ashtu si Azothioprine edhe Cyclosporine është ilaç që shtyp sistemin imunitar (immunosuppressive) që është përdorur për të parandaluar mospranimin që i bën organizmi organeve të transplantuara. Cyclosporine mund të mund të shkaktojë efekte anësore që fillojnë me rritje të tepruar të qimeve dhe me rritjen e tensionit të gjakut e deri tek probleme më seriozë, si: jofunksionim (dysfunction) të veshkave. Nuk u rekomandohet atyre që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundje të veshkave dhe mëlçisë. Ky ilaç përdoret tek ata njerëz ku ilaçet e tjera nuk kanë patur efekt.

96. GOLD SALTS

Ky ilaç ul aktivitetin e artritit reumatik, por se si vepron saktësisht nuk dihet. Që kur ky ilaç u përdor në fillim e deri tani, ky ilaç nuk përdoret më aq shpesh si edhe më parë. Ilaçi ekziston si tabletë, edhe si injeksion. Efektet anësore përfshijnë: diarre, plasaritje lëkure, irritim të gojës. Gjatë trajtimit me këtë ilaç duhet të bëhen rregullisht analizat e gjakut dhe urinës për të kontrolluar nëse ka toksicitet.

97. KORTIKOSTEROIDET

Këto ilaçe janë prodhime sintetike që imitojnë hormonet e prodhuara nga gjëndrat e adrenalinës, të cilat ndodhen pranë veshkave. Kortikosteroidet japin ulje të menjëhershme dhe të fuqishme të inflamacionit tek njerëzit që vuajnë me artrit reumatik. Këto përdoren më tepër në rastet e krizave kur dhimbja është e madhe. Jepen në formë tabletash ose injeksionesh. Ato mund të përdoren bashkë me ilaçet IASM deri në momentin që ilaçet IASM fillojnë të japin efektin e tyre (siç e pamë më sipër ilaçet IASM vonojnë me muaj deri sa të japin efektin e tyre). Ilaçi më i përdorur nga ky grup llacësh është Prednisone, por ka edhe shumë të tjerë.

98. TETRACIKLINA

Ilaçet e kësaj familje kanë gjetur përdorim në trajtimin e artritit reumatik. Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të caktuara të sistemit imunitar, si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën ndërtuese të kyçeve (kartilageve). Doksicikline (doxycycline) dhe minocikline (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së fytyrës (acne) këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit rëumatik.


99. MODIFIKUESIT E KUNDËRPËRGJIGJES BIOLOGJIKE

Njihen ndryshe si "agjentët biologjikë". Kjo kategori e re ilaçesh vepron në qeliza të caktuara të sistemit imunitar të cilat janë përgjegjës për shkatërrimin e kyçeve. Në këtë mënyrë këto ilaçe të reja nuk kanë efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të përdorura deri tani. Nga mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar këto ilaçe i quajnë ndryshe edhe "bomba inteligjente". Përdorimi i këtyre ilaçeve po shkakton eufori në fushën e trajtimit të artritit reumatik, jo vetëm se po jep rezultate shumë të mira, por edhe sepse është një metodë krejtësisht e re mjekimi. Deri tani janë aprovuar dy lloje ilaçesh të tilla për përdorim të gjerë: Etanercept (emri në farmaci: Enbrel) dhe Infliximab (emri në farmaci: Remicade)

100. ETARNECEPT (ENBREL)

Ky ilaç vepron mbi faktorin tumor-nekrotik që shkurtimisht do e quajmë FTN. FTN luan rolin kryesor në procesin e ënjtjes dhe dhimbjes së kyçeve. FTN është një Citokinë, një lloj proteinë që ndihmon në rregullimin e funksioneve të shumë qelizave përfshi ato që shkaktojnë inflamacionin e kyçeve. Ilaçi ekziston në formë injeksioni dhe merret dy herë në javë. Pluhurin duhet ta ruani në frigorifer (jo tek akulli). Avantazhet e ilaçit: ky ilaç përdoret në njerëzit ku llacët e tjera anti-reumatike, sëmundje modifikuese nuk kanë pasur efektet e dëshiruara. Gjithashtu, ilaçi mund të rekomandohet të përdoret edhe para se ilaçe të tjera të jenë përdorur. Rezultatet janë të kënaqshme. Në 60-70 % të rasteve që janë trajtuar me këtë ilaç pacientët kanë pasur një lehtësim të theksuar të ënjtjes dhe dhimbjeve në kyçe. Efektet vijnë shpejt në më se dy javë dhe i duhet 3 muaj që të japë efektin maksimal.
 

Sample text

Sample Text

Sample Text